Pankartat nga protesta e 87-të, qytetarët mesazhe qeverisë: Në

0%

Pankarta me mesazhe politike dhe kritika ndaj qeverisë janë shfaqur gjatë protestës së 87-të kundër keqqeverisjes dhe kryeministrit Edi Rama. Në fokus të disa prej pankartave kanë qenë drejtësia, standardet evropiane dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“87, Europa fillon me shtetin e së drejtës“, thuhej në një pankartë, ndërsa në një tjetër shkruhej: “87, BE-ja kërkon standarde.” Pankarta nga protesta Kritikat e protestuesve janë drejtuar edhe ndaj SPAK-ut, përmes pankartës: “Drejtësi me regji, SPAK-u në letargji!” Ndërkohë, një tjetër pankartë ironizonte platformën e re të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, “Pasqyra Albania”: “Në “pasqyrën” tuaj, vetëm mashtrim, në bulevardin tonë, vetëm guxim!”.

Burimi: Bota Sot