Greqia nën alarm nga zjarret/ 39 vatra të reja regjistrohen brenda

0%

Greqia është përfshirë nga një valë e re zjarresh, me 39 vatra të reja të regjistruara në zona të ndryshme të vendit brenda pak orësh. Sipas shërbimit zjarrfikës grek, situata më e rënduar paraqite në ishullin Salaminë, pranë Athinës, ku një zjarr i fuqishëm është përhapur në një zonë mebimësi. Në Salaminë ndodhet edhe një nga bazat kryesore të Marinës Ushtarake Greke.

Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se flakët nuk paraqesin rrezik për bazën ushtarake. Për përballimin e situatës janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa në operacion po marrin pjesë edhe avionë dhe helikopterë për shuarjen e zjarreve. Në terren ndodhen gjithashtu vullnetarë që po mbështesin ekipet e emergjencës.

Temperaturat e larta përkeqësojnë situatën Autoritetet greke kanë ngritur alarmin për rrezikun e zjarreve, pasi thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta kanë krijuar kushte të favorshme për përhapjen e shpejtë të flakëve. Në qendër të Athinës temperaturat arritën në 40 gradë Celsius të martën, ndërsa vala e të nxehtit pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shërbimet e Mbrojtjes Civile po monitorojnë zonat me rrezik të lartë, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përhapjes së mëtejshme të zjarreve. Situata mbetet dinamike, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen veçanërisht të kujdesshëm për shkak të kushteve të favorshme për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve.

Burimi: Bota Sot