Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë seka bllokuar projektet zhvillimore të kryeqytetit dhe se, sipas tij, mbi 300mijë qytetarë janë penalizuar qëllimisht dhe jashtëligjshëm.
Përmes një reagimi, Rama ka thënë se projektet transformuesetë Prishtinës janë bllokuar duke u thirrur në një dokument që, sipas tij, nëatë kohë ishte vetëm draft dhe nuk përbënte bazë ligjore për ndalimin e punëve.
“Vazhdimisht kam thënë se projektet transformuese tëKryeqytetit po bllokohen jashtëligjshëm, duke u thirrur në një dokument qëishte vetëm DRAFT, jo ligj, jo akt i miratuar dhe jo bazë ligjore për të ndalurpunët në Prishtinë”, ka shkruar Rama. Sipas tij, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e kakonfirmuar këtë përmes miratimit të dokumentit si akt ligjor më .
Rama pretendon se dokumenti ishte përdorur paraprakisht përtë ndërhyrë në projektet e kryeqytetit. “Fillimisht e përdorën si të ishte ligj. Bllokuan projekte.Penguan investime. Humbën kohën e Kryeqytetit dhe të qytetarëve. Dhe vetëm mëpas e miratuan!”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Prishtinës e ka cilësuar këtë si “marrëziinstitucionale” dhe “marrëzi njerëzore”, duke akuzuar institucionet qendrore sepërmes përplasjeve politike po dëmtojnë qytetarët. “Kur lufta politike shkon deri aty sa të bllokosh zhvillimine qytetit dhe projektet që u shërbejnë qindra mijëra qytetarëve, nuk po endëshkon një kryetar komune. Po e ndëshkon Prishtinën.
Po i ndëshkon qytetarëte saj”, ka shkruar Rama. Ai ka përfunduar me një paralajmërim politik, duke thënë seqytetarët do ta mbajnë mend se kush, sipas tij, i ka bllokuar projektet ekryeqytetit.
