Katërshja e UÇK-së në Hagë, Shoqata e të Burgosurve Politikë: Më 12

0%

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë vizituar Shoqatën e të Burgosurve Politikë, ku kanë diskutuar për organizimin e “Marshit për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, nën moton “Kosova po pret”.

Ata janë pritur nga kryetari i Shoqatës, Shefik Sadiku, kryetari i shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Gjini, si dhe anëtarë të kryesisë dhe të shoqatës. Gjatë takimit është diskutuar për mobilizimin qytetar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe për një organizim gjithëqytetar, përtej dallimeve politike.

Ismail Tasholli tha se mbështetja e ish-të burgosurve politikë ka rëndësi të veçantë për marshin. “Mbështetja e të burgosurve politikë për Marshin për Liri ka peshë të veçantë. Këta janë njerëz që e kanë paguar me vite burgimi përpjekjen për lirinë e Kosovës dhe e dinë më mirë se kushdo vlerën e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më 12 shtator duam që Prishtina të bashkojë të gjithë ata që besojnë në drejtësi, në të vërtetën e luftës sonë çlirimtare dhe në kthimin e çlirimtarëve tanë në Kosovë. Kosova po pret”, tha Tasholli. Ndërkaq, Eliza Hoxha tha se marshi duhet të jetë një zë i përbashkët qytetar. “Më 12 shtator nuk marshojmë për një parti apo për një grup të caktuar.

Marshojmë për historinë dhe të vërtetën tonë, për njerëzit që ishin pjesë e rrugëtimit tonë drejt lirisë. Prandaj, ky duhet të jetë një marsh që na bashkon të gjithëve. Prishtina duhet ta dëgjojë zërin e Kosovës që pret drejtësi dhe kthimin e çlirimtarëve të saj”, tha Hoxha.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Shefik Sadiku, konfirmoi mbështetjen për Marshin e 12 shtatorit dhe bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë. “Të burgosurit politikë kanë qenë pjesë e pandashme e përpjekjes së gjatë të popullit tonë për liri. Prandaj, ne e mbështesim fuqishëm Marshin për Liri dhe do të jemi pjesë e tij.

Më 12 shtator duhet të jemi bashkë në Prishtinë, për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për t’u dalë në mbështetje atyre që sot ndodhen në Hagë”, tha Sadiku. Edhe Xhevat Gjini shprehu mbështetjen për organizimin, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth vlerave të luftës çlirimtare.

Në fund të takimit, Shoqata e të Burgosurve Politikë konfirmoi pjesëmarrjen në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Motoja e marshit është: “Kosova po pret.” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com