Një 50 vjeçar nga fshati Kapaj i Mallakastrës, i identifikuar si Fluturim Salobehaj, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, nga një lartësi rreth 50 metra. Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit. 50-vjeçari është nxjerrë nga humnera nga shërbimet zjarrfikëse dhe, sipas informacioneve paraprake, është jashtë rrezikut për jetën.
Ai po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.
