– Protesta e 87-të/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: “Ikni nga politika!” Qytetarët, pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 87-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit bëjnë thirrje njëzëri për dorëheqjen e Edi Ramës, si dhe arrestimin e tij.
Thirrjet e tyre vijojnë edhe kundër liderit të opozitës, Sali Berisha, teksa thonë njëzëri “Rama, Berisha ikni nga politika”. Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 87 ditësh, ndërsa në shesh janë bashkuar edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Ai përshkroi situatën në vend si të pashpresë, duke iu referuar problemeve që qytetarët përballen prej vitesh në institucionet publike, gjykata e spitale. “Mjafton të shohësh fytyrat e njerëzve dhe e tregojnë shumë qartë se si është situata në Shqipëri. Është një gjendje mjeruese, e pashpresë. Njerëz që vuajnë nëpër dyert e gjykatave, spitaleve dhe nuk marrin zgjidhje prej dekadash.
Kjo e ka bërë që kjo protestë të marrë mbështetje”, tha ai. Më tej, emigranti iu drejtua mbështetësve të partive politike, duke i bërë thirrje të distancohen nga strukturat partiake. “Ajo që e ndan sot protestuesin nga joprotestuesi janë ndasitë partiake, janë të atashuar në bazat e partive të tyre. Do doja t’u thoja që të largohen nga baza e PS-së, ta përmirësojnë.
Edhe PD-ja, të ndahen nga kupola, se po i gënjejnë, po i marrin dinjitetin për një vend pune. Mund të punojnë edhe pa mbështetjen e partive.”, përfundoi ai. Emigranti nga Gjermania: Arsyeja pse i jemi bashkuar këtu në Tiranë është për t’i mbështetur shqiptarët këtu. Kemi tre ditë që jemi bashkuar. Kemi protestuar edhe ne në Gjermani.
Mjafton të shohësh fytyrat e njerëzve dhe e tregojnë shumë qartë se si është situata në Shqipëri. Është një gjendje mjeruese, e pashpresë. Njerëz që vuajnë nëpër dyert e gjykatave, spitaleve dhe nuk marrin zgjidhje prej dekadash. Kjo e ka bërë që kjo protestë të marrë mbështetje. Apelet për institucionet i kemi bërë për ditë me radhë.
Ajo që e ndan sot protestuesin nga joprotestuesi janë ndasitë partiake, janë të atashuar në bazat e partive të tyre. Do doja t’u thoja që të largohen nga baza e PS-së, ta përmirësojnë. Edhe PD-ja, të ndahen nga kupola, se po i gënjejnë, po i marrin dinjitetin për një vend pune. Mund të punojnë edhe pa mbështetjen e partive.
