Dajti nuk gjen qetësi nga flakët, zjarr i madh përfshin sipërfaqe

0%

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje në malin e Dajtit, në Tiranë. Flakët janë përhapur në një hapësirë të gjerë, duke vënë në rrezik zonën pyjore. Për shuarjen e zjarrit po ndërhyhet edhe nga ajri. Një avion po operon mbi zonën e përfshirë nga flakët, duke hedhur ujë në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Ndërhyrja nga ajri po kryhet paralelisht me operacionin në terren, ndërsa situata vijon të monitorohet. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa. Shkaqet e rënies së zjarrit dhe sipërfaqja e saktë e përfshirë mbeten për t’u përcaktuar.

Burimi: Bota Sot