Shkëndija e Haraçinës prezanton dy emra të rinj

0%

Skuadra debutuese në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Haraçinës, zyrtarisht ka prezantuar dy futbollistë të rinj si përforcime për sezonin aktual. Reparti i sulmit është përforcuar me Remzifak Selmanin, i cili deri tani ishte pjesë e Arsimit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkëndijën dhe Renovën.

Përforcimi tjetër është mbrojtësi Abdul Ruvatubjae, i cili më parë ka qenë pjesë e Shkupit gjatë periudhës së tij të suksesshme, kur klubi u shpall kampion. Me këto dy afrime, Shkëndija e Haraçinës vazhdon të përforcojë skuadrën në përgatitje për paraqitjen e saj të parë në elitën e futbollit maqedonas.

Burimi: Bota Sot