Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë Aleanca, kryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, në një konferencë për media ka thënë se Vetëvendosja ka vendosur që të shkojë në zgjedhje më . Por sipas tij, ata janë duke kërkuar ‘fajtorin’ për këtë veprim të tyre.
“E kanë blloku krijimin e institucioneve, po ua pamundëson përfaqësuesve të popullit me i marrë mandatet, shkelje brutale e Kushtetutës. Pengimi i deputetëve me ushtru funksionin për të cilin janë votuar, sikur në vitin 1989, ashtu edhe sot, një person i vetëm nuk po e lejon këtë, njësoj si atëherë”- ka thënë Gjini.
Për daljen prej situatës së krijuar politike të vendit, Gjini ka thënë se Aleanca nuk ekziston për me mbulu zbrazëti për partitë që dështojnë, por për vendin.
“S’po kuptojmë qysh po kërkon dikush me qeverisë me Kosovën kur po thotë se du gazin amerikan, s’po du termocentral, s’po du me i përfundu rrugët që kanë fillu mu ndërtu, atëherë pse po kërkojnë të qeverisin, këta po kërkojnë me shku në zgjedhje me 27 dhjetor, veç janë tu kërku mënyra dhe kujt me ja lënë fajin për këtë”- ka thënë Gjini Ai tha se do të jetë edhe në protestën e në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas tij, nëse dënohet katërshja e UÇK-së, do të ketë pasoja Kosova. Sipas Gjinit, Kosova po jeton epokën e mashtrimit më të madh të popullit të vet. “Epokë e mashtrimit kolosal, sa i përket arsimit, ekonomisë, respektimit të Kushtetutës, ligjeve. Motivi jonë si Aleancë është që me ndihmu që këto trauma të qytetetarëve të jenë sa më të vogla.
Jo vetëm ALeanca por edhe partitë e tjera kanë hapur dyer, por këta ‘’mashtrues’’ nuk po dojnë me dalë prej kësaj gjendjeje. Sikur në vitin 2021 Koova ta ketë nënshkruar kontratën me kontrour global, nuk kishim pas mungesë të energjisë elektrike, loshte ulur importin e energjisë”- ka deklaruar Gjini.
Vendi shkoi në zgjedhjet e mbajtura më pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedh presidentin e ri pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente e vendit. Legjislatura e 11-të nuk është konstituuar ende pasi që LVV kërkon një herë marrëveshje që e zgjedh edhe presidentin e ri e pastaj të konstituohet Kuvendi.
Më është thirrë për herë të parë seanca konstituive për të vazhduar më , datë kjo që e kalonte afatin 30 ditorë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve – afat ky i përcaktuar me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuse – si afat brenda të cilit duhet të konstituohet Kuvendi.
Pas seanca nuk ka vazhduar, kjo në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit e cila përcakton se seanca konstituive nuk mund të ndërpritet për më shumë se 48 orë. Më , LVV e LDK qëndruan disa orë në takim në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe pasi dolën paralajmëruan se do të takohen sërish dhe do t’i bëjnë publik emrat e të propozuarve për president.
Por që nga ajo ditë, nuk ka më lëvizje.
