Çifti DioGuardi do të nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nga

0%

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se nesër, më , ish-kongresisti amerikan Joseph J. DioGuardin dhe bashkëshortja e tij, aktivistja Shirley Cloyes DioGuardin, do të nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Në këtë njoftim thuhet se ish- kongresisti Joseph DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi për më shumë se katër dekada në kuadër të aktiviteteve lobuese të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, u angazhuan pa ndërprerë për të drejtat e njeriut, lirinë, demokracinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe për një jetë më të mirë të të gjithë shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëshortët DioGuardi me punën e tyre të përditshme dhe të pandalshme vazhdimisht i shtuan miq të fuqishëm amerikanë Kosovës dhe kauzës shqiptare, duke ndikuar që sot të jetojmë të lirë dhe me dinjitet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Universiteti i Prishtinës, krahas ecjes së vazhdueshme drejt një universiteti modern dhe të kohës në të cilën po jetojmë, nuk do të harrojë asnjëherë të gjithë ata që ndihmuan rrugën tonë drejt lirisë e dijes”- përfundon njoftimi i UP-së. Më , çifti DioGuardi janë bërë shtetas të Kosovës pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ua ka dorëzuar atyre dekretin.

Burimi: Kallxo