Njohësi i çështjeve të sigurisë, Saim Tahiraj, ka reaguar pas publikimit të dokumentit sekret të Fatmir Shehollit, duke e cilësuar atë si një tjetër dëshmi që u jep peshë shqetësimeve dhe paralajmërimeve të ngritura publikisht prej vitesh. Tahiraj ka theksuar se zhvillimet e fundit po dëshmojnë njëra pas tjetrës ato për të cilat është paralajmëruar me kohë.
Ai ka thënë se paralajmërimet e bëra ndër vite nuk kanë qenë, siç shprehet ai, “shpifje, hamendësime apo frikësime”, por janë bazuar në shqetësime që lidhen me një realitet që tashmë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Postim i plotë: Edhe një fakt tjetër që dëshmon dhe vërteton se sa domosdoshme ka qenë të dalë në skenë Lëvizja e Deçanit.
Dokumenti sekret i Shehollit, i cili tashmë u bë publik, është edhe një dëshmi tjetër që i jep peshë shqetësimeve dhe paralajmërimeve që i kemi bërë publikisht prej vitesh. Të gjitha ato që i kemi thënë dhe për të cilat kemi paralajmëruar me kohë, sot po vërtetohen njëra pas tjetrës.
Koha po dëshmon se këto nuk kanë qenë shpifje, hamendësime apo frikësime, por shqetësime të ngritura mbi një realitet që tashmë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Prandaj, dalja në skenë e Lëvizjes së Deçanit ka qenë jo vetëm e nevojshme, por edhe e domosdoshme. Dokumenti i publikuar është edhe një arsye më shumë që të mos heshtim përballë asaj që kemi paralajmëruar prej vites.
Fatmir Sheholli
