Juventusi gjen portierin e dytë, mbërrin në aeroportin e Torinos

0%

Kamil Grabara është një hap larg zyrtarizimit si lojtari më i ri i Juventusit. Portieri polak ka mbërritur në aeroportin e Torinos, Caselle, duke nisur kështu fazën e fundit të transferimit të tij te klubi bardhezi. Grabara zbarkoi në Torino dhe në orët e ardhshme pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, portieri do të hedhë më pas firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Juventusin. Transferimi i Grabara-s përfaqëson një tjetër lëvizje të rëndësishme të Juventusit në merkato, ndërsa klubi torinez vazhdon të punojë për të kompletuar organikën për sezonin e ri.

Portieri polak vjen në Torino me objektivin për të fituar një rol të rëndësishëm në skuadrën bardhezi dhe për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Tashmë kanë mbetur vetëm procedurat e fundit: kontrollet mjekësore dhe firma në kontratë. Nëse nuk ka surpriza, Kamil Grabara së shpejti do të jetë zyrtarisht portieri i ri i Juventusit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot