Mbi 2,500 pako barnash pa banderolë gjenden të fshehura në tualetin e

0%

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 2,559 pako barnash pa banderolë RKS të fshehura në tualetin e një farmacie dhe në një shtëpi banimi në Prishtinë. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës të datës , sekuestrimi ka ndodhur pas një kontrolli në një subjekt farmaceutik nga ana e Sektorit të Hetimeve të Doganës së Kosovës.

“Bazuar në një informatë zyrtare, njësitë kompetente të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve, kanë realizuar kontroll në një subjekt farmaceutik në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në pjesën e tualetit të lokalit është zbuluar një hapësirë e modifikuar, në të cilën ishin fshehur 2,161 pako barnash pa dokumentacion mbulues dhe pa banderola të Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim. Kontrolli ka vazhduar edhe në një shtëpi banimi të ndërlidhura me rastin, ku janë zbuluar 398 pako barnash pa banderola RKS.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Me autorizim të prokurorit kompetent, kontrolli ka vazhduar edhe në një shtëpi banimi të ndërlidhur me rastin. Gjatë kontrollit të bodrumit dhe pjesëve të tjera të objektit janë zbuluar edhe 398 pako barnash pa banderola RKS.” – thuhet në njoftim.

Në të dy lokacionet janë sekuestruar gjithsej 2,559 pako barnash dhe vlera e përgjithshme doganore e mallit të sekuestruar është 20,745.94 euro. Dogana njofton se malli i zbuluar në subjektin farmaceutik dhe në shtëpinë e banimit është sekuestruar dhe evidentuar në dokumentacionin përkatës, së bashku me specifikacionet e sasive dhe emërtimet e barnave.

Vlera dhe detyrimet e përllogaritura sipas Doganës janë: në subjektin farmaceutik: vlera doganore 15,112.84 euro; ndërsa në shtëpinë e banimit: vlera doganore 5,633.10 euro. “Vlera e përgjithshme doganore e mallit të sekuestruar është 20,745.94 euro.” – thuhet në njoftim.

Burimi: Kallxo