Fernandes fiton PFA Lojtari i Vitit, kurorëzon sezonin e

0%

Bruno Fernandes është shpallur fitues i çmimit PFA Players’ Player of the Year për sezonin 2025/26, duke u zgjedhur si lojtari më i mirë nga vetë futbollistët profesionistë në Angli. Kapiteni i Manchester United pati një sezon të jashtëzakonshëm individual. Në Premier League, ai regjistroi 20 asistime dhe 8 gola, ndërsa krijoi 132 raste shënimi, më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat.

Fernandes ishte pjesë e një liste finale me gjashtë futbollistë, ku konkurronte me Erling Haaland, Declan Rice, Gabriel Magalhães, David Raya dhe Rayan Cherki. Një vit më parë, çmimin e kishte fituar Mohamed Salah, i cili bëri histori duke u bërë futbollisti i parë që e fitoi PFA Player of the Year për herë të tretë.

Salah kishte realizuar 29 gola dhe 18 asistime në Premier League në sezonin 2024/25, duke udhëhequr Liverpoolin drejt titullit. Për Fernandesin, ky është një tjetër vlerësim i madh pas një sezoni ku ai u shpall gjithashtu Lojtari i Sezonit në Premier League dhe fitoi çmimin e Football Writers’ Association.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot