Vrasja e ish-kampionit të botës në boks, arrestohen 4 persona

0%

Katër persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut në lidhje me vrasjen e ish-kampionit të botës në boks, Zolani Tete. Boksieri u qëllua për vdekje të premten e kaluar, përpara banesës së tij në Mdantsane, në provincën e Kepit Lindor.Policia konfirmoi arrestimet dhe bëri të ditur se të dyshuarit ndodhen në paraburgim. I dyshuari i parë, 22 vjeç, u arrestua të shtunën.

Tre të dyshuar të tjerë, dy 27-vjeçarë dhe një 28-vjeçar, u arrestuan të dielën. Ata pritet të dalin përpara Gjykatës së Magjistratëve në Mdantsane. Një 30-vjeçar, i arrestuar gjithashtu të shtunën, u lirua dhe konsiderohet dëshmitar i mundshëm. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivet e vrasjes. Tete zhvilloi karrierën profesioniste nga viti 2006 deri në vitin 2022.

Ai fitoi titullin kampion bote në kategorinë supermizë dhe më pas në peshën gjel. Në vitin 2017, ai vendosi rekordin “Guinness’ për nokautin më të shpejtë në një duel për titull bote.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot