Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për fabrikën e municioneve në

0%

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës që do të angazhohet në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës.

Sipas një njoftimi për media thuhet se ky konkurs përfshin fusha të ndryshme, si: inxhinieri, teknikë, prodhim, mirëmbajtje, kontroll i cilësisë, siguri, logjistikë, si dhe fusha të tjera të nevojshme për funksionimin e kompleksit. “Përzgjedhja e aplikantëve do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parimet e transparencës, meritokracisë dhe profesionalizmit.

Aplikantët e përzgjedhur, para se të angazhohen në detyrë, do të ndjekin trajnimet e nevojshme profesionale. Hapja e këtij konkursi shënon një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore për industrinë e mbrojtjes”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje në njoftim thuhet se ftohen të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret për të aplikuar dhe për t’u bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm. “Afati për aplikim është nga data 24–”. Aplikimi realizohet duke klikuar në linkun: .

Burimi: Telegrafi