Zjarr në një banesë në Elbasan, flakët rrezikuan banesat përreth

0%

Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Aqif Qafa” në Elbasan. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit. Flakët rrezikuan edhe banesa përreth, pasi ekzistojnë shtëpi të tjera ngjitur në të njëjtën çati. Sakaq shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Burimi: Bota Sot