Është bërë i ditur orari i të gjitha ndeshjeve të javës së 5-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll. Ndryshe nga java e kaluar, kur të dielën nuk pati futboll të Ligës së Parë, këtë herë do të ketë një ndeshje të dielën. Java do të zhvillohet në katër ditë, nga e premtja deri të hënën.
Derbi i xhiros do të luhet në Kratovë, ku të premten do të përballen Sileksi dhe Shkëndija, ndërsa Vardari do të jetë mysafir i Tikveshit në Kavadar të hënën. Të premten, në Strugë, do të luhet edhe ndeshja Struga TL – Bregallnica.
Ndeshjet E premte Kratovë: Sileks – Shkëndija, ora Strugë: Struga TL – Bregallnica, ora E shtunë Gostivar: Arsimi – Skopje, ora E diel Kumanovë: Bashkimi – Shkëndija e Haraçinës, ora E Hënë Kavadar: Tikvesh – Vardari, ora
