Ka ardhur momenti për një tjetër aventurë europiane të futsallit shqiptar. Kampionia në fuqi e Shqipërisë, Tirana Futsal, do të nisë nesër sfidat në fazën paraeliminatore të UEFA Futsal Champions League 2026/27. Bardheblutë janë pjesë e Grupit D, ku do të përballen me Hjørring Futsal Klub nga Danimarka, Futsal Club Cardiff nga Uellsi dhe APOEL FC Nicosia nga Qiproja.
Të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen në Tiranë, në sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova”, duke i dhënë skuadrës shqiptare avantazhin e rëndësishëm të mbështetjes së tifozëve në shtëpi. Turneu do të startojë nesër, më 26 gusht, me dy sfidat e para.
Në orën Hjørring Futsal Klub do të përballet me Futsal Club Cardiff, ndërsa në orën Tirana Futsal do të zbresë në parket për ndeshjen e parë europiane, ndaj APOEL FC Nicosia. Aktiviteti do të vijojë më 27 gusht, me APOEL FC Nicosia–Hjørring Futsal Klub në orën dhe Tirana Futsal–Futsal Club Cardiff në orën . Ndeshjet e fundit të grupit do të luhen më 29 gusht.
Në orën do të përballen Futsal Club Cardiff dhe APOEL FC Nicosia, ndërsa në orën Tirana Futsal do të zhvillojë sfidën e fundit ndaj Hjørring Futsal Klub. Për kampionët e Shqipërisë, ky turne përfaqëson një tjetër mundësi për të promovuar futsallin shqiptar në arenën europiane dhe për të synuar një paraqitje sa më pozitive në kompeticionin më prestigjioz europian për klubet e këtij sporti.
Kalendari i plotë i ndeshjeve: Hjørring Futsal Klub–Futsal Club Cardiff, 26 gusht, ora , Parku Olimpik “Feti Borova” APOEL FC Nicosia-Tirana Futsal, 26 gusht, ora , Parku Olimpik “Feti Borova” APOEL FC Nicosia-Hjørring Futsal Klub, 27 gusht, ora , Parku Olimpik “Feti Borova” Tirana Futsal-Futsal Club Cardiff, 27 gusht, ora , Parku Olimpik “Feti Borova” Futsal Club Cardiff-APOEL FC Nicosia, 29 gusht, ora , Parku Olimpik “Feti Borova” Tirana Futsal-Hjørring Futsal Klub, 29 gusht, ora , Parku Olimpik “Feti Borova”
