Godet Lepenci i Faruk Statovcit, e merr një nigerian!

0%

Klubi i Lepencit nga Kaçaniku ka prezantuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për nigerinanin Umeh Bright. “KF Lepenci ka kënaqësinë t’ju njoftojë për transferimin më të ri të skuadrës, mbrojtësin nigerian Umeh Bright. Bright, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, njihet për shpejtësinë, forcën dhe aftësitë e tij në fushën e lojës.

Ne i urojmë fat dhe suksese me fanellën e Lepencit”, thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot