Harrohet dominimi në “Elbasan Arena”

0%

Pasi zhvilloi paraqitje bindëse në sfidën e parë karshi Pafos në “Elbasan Arena”, e mbyllur 1:1, ndeshje e vlefshme për fazën Play-Off të Conference League, Dinamo do të ketë shansin të shkruaj historinë në taktimin e kthimit dhe deciziv për fatet e kësaj përballje. Ka vetëm dy “rrugë”, kualifikim në grupet e Conference League ose “shuarja e ëndrrës” europiane.

Nëse marrim në konsideratë “panoramën” që prezanton “Football Meets Data”, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka vetëm 16% shanse për të shkruar historinë, grupet e një kompeticioni europian. Nga krahu tjetër, Pafos është dukshëm favorit, 84%, thuajse kualifikim i sigurtë. Gjithsesi, fusha do të jap “tablon” finale për fatete e përballjes së mësipërme.

Burimi: Bota Sot