Probabiliteti i kualifikimit në Ligën e Konferencës – sa gjasa ka

0%

Football Meets Data ka publikuar parashikimet për pesë çiftet e “Champions Path” në play-offin e Ligës së Konferencës, me Dritën që ka mundësi reale për të kaluar tutje.

FC Drita do të përballet me Inter Club d’Escaldes të enjten në ndeshjen kthyese të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës, ndërsa sipas parashikimeve të Football Meets Data, gjilanasit kanë 43 për qind shanse për t’u kualifikuar në fazën e ligës.

Në anën tjetër, skuadra nga Andorra vlerësohet me 57 për qind shanse, çka tregon se përballja pritet të jetë ndër më të balancuarat në këtë fazë, ashtu siç ishte në ndeshjen e parë, e cila u mbyll 2-2 në Prishtinë. Drita megjithatë nuk është larg favoritit dhe një paraqitje e mirë në ndeshjen kthyese mund t’i japë kampionit kosovar mundësinë për të kaluar në fazën e Ligës së Konferencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në çiftet tjera, Borca Banja Luka është favorit i madh ndaj Vikingur Reykjavikut, me 93 për qind shanse për kualifikim, ndërsa islandezët kanë vetëm 7 për qind.

Larne FC ka gjithashtu një avantazh të madh ndaj Lincoln Red Imps, me 92 për qind shanse, ndërsa Riga FC vlerësohet me 78 për qind kundër KI Klaksvik. 📈 Probabilities for 🟢 UECL PO – Champions Path (as of 25 Aug) 💥 Updated for betting odds movement since last Thursday. 🇦🇩 Inter d’Escaldes are playing for the history of Andorran football. 👉 Full analysis of probabilities and scenarios in our Simulator pic.twitter.com/jwETxrAjZn — Football Meets Data (@fmeetsdata) August 25, 2026 Në duelin KuPS Kuopio-Shamrock Rovers, skuadra finlandeze ka 65 për qind shanse për kualifikim, përballë 35 për qind të ekipit irlandez.

Në total, Inter Club d’Escaldes-FC Drita është përballja më e balancuar në këtë listë, me vetëm 14 pikë përqindjeje diferencë mes dy skuadrave. Nëse Drita arrin ta kalojë këtë pengesë, do të jetë një tjetër paraqitje e rëndësishme për futbollin kosovar në arenën evropiane.

Burimi: Telegrafi