Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe joshëse gjatë një daljeje të vonë në ishullin e bukur italian, Capri. Modelja u pa e veshur me një fustan të kuq të ndezur prej sateni, me dekolte të theksuar, teksa shijonte një mbrëmje me blerje në disa nga dyqanet luksoze të stilistëve.
Paraqitja e saj elegante nuk kaloi pa u vënë re, ndërsa fustani i kuq i kombinuar me aksesorë të përzgjedhur i dha një pamje tejet glamuroze. Brooks dukej në humor të mirë teksa shëtiste nëpër rrugët e Caprit dhe ndalonte në butikët e njohur të modës.
Brooks Nader Modelja, e cila shpesh tërheq vëmendjen me stilin dhe paraqitjet e saj publike, edhe kësaj radhe ka bërë që të gjithë sytë të jenë te ajo, duke e kthyer daljen e saj të mbrëmjes në një moment të komentuar.
