Të paktën 35 mijë persona më shumë se zakonisht kanë humbur jetën gjatë valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit që kanë përfshirë Evropën këtë verë. Shifrat paraprake nga më shumë se gjysma e kontinentit tregojnë se vetëm në Gjermani, Francë dhe Spanjë janë regjistruar mbi 25 mijë vdekje të tepërta.
Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë, me rreth 14 mijë vdekje të lidhura me të nxehtin nga 6 prilli deri më 9 gusht. Në Spanjë, rreth 4,947 vdekje i janë atribuar temperaturave të larta që nga maji.
Ndërkohë, në Itali rreth 2,700 persona më shumë se zakonisht kanë vdekur vetëm gjatë një jave në qershor, ndërsa në Angli janë raportuar rreth 2,877 vdekje të lidhura me valët e të nxehtit në maj dhe qershor. Ekspertët paralajmërojnë se numri përfundimtar mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi të dhënat e plota për gushtin ende nuk janë përpunuar.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive, ndërsa temperaturat e larta mund të përkeqësojnë sëmundjet ekzistuese të zemrës, mushkërive dhe organeve të tjera. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
