Olivia Attwood ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pasi është shfaqur me një paraqitje mjaft provokuese në fotografitë e saj të reja. Ylli televiziv ka pozuar me të brendshme transparente dhe elegante, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe stilin e guximshëm që shpesh e karakterizon. Fotot e publikuara kanë ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e saj.
Paraqitja e fundit vjen vetëm pak kohë pasi Olivia ka folur hapur për ndërhyrjet estetike dhe dëshirën e saj për t’iu nënshtruar një operacioni të tretë në gjoks. Ajo ka treguar se nuk e përjashton mundësinë e një tjetër ndërhyrjeje në të ardhmen, duke vazhduar të jetë e hapur me publikun për vendimet e saj personale dhe ndryshimet estetike.
Olivia njihet për deklaratat e drejtpërdrejta dhe paraqitjet e guximshme, ndërsa postimi i saj i fundit dëshmon edhe një herë se ajo nuk heziton të eksperimentojë me stilin dhe të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale.
