Klubi anglez i “çmendur” pas Ernest Muçit!

0%

Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos në Europë për tregun e lojtarëve, situata po “nxehet” gjithmonë e më shumë, aty ku emra “big” po “ziejnë” gjithmonë e më tepër për të ndryshuar ekip. Në këtë “mesele” bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.

Sipas raportimit të fundit nga “Karadeniz”, klubi i Premier League, Aston Villa po përgatit ofertë prej 25 milionë eurosh në adresim të Trabzonspor. Ish-sulmuesi i Tiranës u ble përfundimisht nga Trabzonspor vetëm në këtë merkato verore, por duket se i ka ditët e numëruar në Superligën turke.

Nëse lëvizja mbyllet me sukses, shuma prej 25 milionë eurosh do të ishte historike për një lojtar të Kombëtares, më e larta ndonjëherë. Përsa i takon Aston Villa-s, ekipi anglez ka “palmares” të gjerë trofeshë, 1 Champions League, 1 Europa League, 1 Superkupë Europe, 7 Premier League, 7 Kupa të Anglisë dhe 5 Kupa Lige.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot