Interi u vendos kusht sheikëve për shqiptarin

0%

Al Jazira kërkon shërbimet e Kristjan Asllanit. Klubi i Abu Dabit po negocion me Interin. Lajmi është konfirmuar edhe nga ekspertë të merkatos. Fabricio Romano ka ndarë detajet duke treguar se nga Asllani nuk ka akoma një vendim. Sa i përket Interit raportohet se pranon vetëm shitjen e menjëhershme, duke shmangur huazimin tek Al Jazira.

Asllani do të largohet nga zikaltërit, por mbetet e paqartë se cili do të jetë klubi i ri. Nëse pista e Al Jazirës konkretizohet, atëherë do të luante në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sheikët janë gati për afrimin e Asllanit.

Burimi: Bota Sot