Braziliani kalon në Tottenham

0%

Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor brazilian Savinho nga Manchester City. Sipas raportimeve, klubi londinez ka paguar fillimisht 75 milionë funte për 22-vjeçarin, ndërsa marrëveshja mund të arrijë deri në 85 milionë funte me përfshirjen e bonuseve.

Savinho ka firmosur kontratë afatgjatë me Tottenhamin dhe tashmë është bërë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Roberto De Zerbi. Braziliani ka shprehur kënaqësinë për transferimin te klubi londinez. “Ka marrë pak kohë, por jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një mundësi e mrekullueshme në një klub fantastik, me një nga trajnerët më të mirë në botë”, ka thënë Savinho.

Transferimi i tij përfaqëson një nga lëvizjet më të mëdha të Tottenhamit në këtë afat kalimtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot