Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut,

0%

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të Prof. Dr. Eqrem Kryeziut, i cili ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Mbledhja komemorative do të mbahet në orën , në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Ndërron jetë Eqrem Kryeziu Totaj ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu, duke vlerësuar kontributin e Prof. Dr. Eqrem Kryeziut në jetën akademike, politike dhe institucionale të Kosovës.

Kryeziu ishte profesor i letërsisë shqipe dhe një nga figurat e rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa dha kontribut të veçantë edhe në zhvillimin dhe udhëheqjen e qytetit të Prizrenit. Në mesazhin e tij, Totaj ka theksuar se vepra dhe kontributi i Kryeziut do të kujtohen me respekt, duke i shprehur ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi