Aeroplani i “Swiss” detyrohet të aterrojë në një ishull në Atlantik

0%

Një fluturim i kompanisë ajrore “Swiss”, i cili udhëtonte nga Chicago drejt Zürichut, është detyruar të kryejë një zbritje emergjente sot në mëngjes në arkipelagun e Azoreve në Oqeanin Atlantik, pas shfaqjes së një ere të rëndë në kabinë, njoftojnë mediat zvicerane.

Fluturimi LX9, i cili kishte në bord 222 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit, ishte parashikuar të aterronte në Zürich pak para orës . Mirëpo, teksa gjendeshin mbi Oqeanin Atlantik, ekuipazhi lëshoi një sinjal emergjence për shkak të një ere të panjohur kimike që u ndje në klasën ekonomike.

Për arsye sigurie, avioni i tipit “Boeing 777” devijoi menjëherë rrugëtimin dhe u ul rreth orës në ishullin Terceira të Azoreve. Pas aterrimit, pesë pasagjerë dhe një anëtar i ekuipazhit kërkuan kontroll mjekësor, pasi kishin shfaqur simptoma të përkohshme si ngacmim të syve, marramendje dhe dhimbje koke.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë “Swiss”, asnjë nga personat e prekur nuk pasur nevojë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Për të tërhequr udhëtarët dhe ekuipazhin e mbetur në ishull, kompania ajrore ka organizuar një fluturim zëvendësues nga Zürichu. Mbërritja e tyre në Zvicër është parashikuar për sot në mbrëmje rreth orës . Shkaku i erës mbetet ende i paqartë.

Ekspertët e kompanisë kanë nisur hetimet dhe po ekzaminojnë avionin në Terceira për të përcaktuar me saktësi origjinën e problemit.

Burimi: Telegrafi