Nga 1 shtatori, parafillorët e Prishtinës do të kenë orar të zgjatur, nga vetëm 2 orë në 4 orë mësim. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani. “Nga 1 shtatori po ndryshon mënyra se si organizohet dita për parafillorët në shkollat e Prishtinës.
Fëmijët dhe prindërit e Prishtinës tashmë do të kenë një orar të qartë dhe të përshtatshëm për të gjithë. Grupi i parë do të filloj nga ora deri në , ndërsa grupi I dytë nga deri në .” – ka thënë Elshani në njoftimin e tij. Sipas tij, kjo do të mundësojë “më shumë kohë për të mësuar, për të luajtur, për aktivitete dhe për t’u shoqëruar me shokët e shoqet e tyre”.
Në të njëjtën kohë, sipas Elshanit, prindërit do të kenë një orar më të menaxhueshëm, që puna dhe kujdesi për fëmijët të mund të ecin më mirë bashkë. “Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim. Kjo është arsyeja pse po punojmë për politika që u shërbejnë fëmijëve dhe familjeve të Prishtinës.” – ka deklaruar Elshani.
Postimi i tij është shpërndarë edhe nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë.
