Labinot Tahiri nderohet me mirënjohje nga veteranët e UÇK-së

0%

Këngëtari, Labinot Tahiri, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të veçantë, pasi është nderuar me një mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në dokumentin e publikuar prej tij thuhet se Tahiri është vlerësuar për “kontributin e çmuar në mbështetje të kategorive të dala nga lufta”, veçanërisht të veteranëve të UÇK-së, si dhe për angazhimin e tij humanitar. Labinot Tahiri/Instagram Mirënjohja e vlerëson gjithashtu për promovimin e vazhdueshëm të vlerave të luftës çlirimtare dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Dokumenti mban datën dhe i është ndarë Tahirit nga Dega e OVLUÇK-së në Ferizaj, si vlerësim për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite. Këtë moment, këngëtari ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke bërë publike mirënjohjen për kontributin e tij në mbështetje të veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Labinot Tahiri/Instagram Labinot Tahiri/Instagram Labinot Tahiri/Instagram Labinot Tahiri/Instagram

Burimi: Telegrafi