Partizani 3 të huaja për Ligën e Adriatikut

0%

Partizani në basketboll për femra po përgatitet fort për sezonin e ri 2026-2027. Të kuqtë e trajneres Eliverta Bujari, përveç pjesëmarrjes në kampionat e Ligën Unike do të luajnë edhe në Ligën e Adriatikut. Për këtë arsye, Partizani po bën një merkato të fuqishme, duke sjellë 3 basketbolliste të huaja.

Bëhet fjalë për kanadezen Jose-Ann Johnson, bullgaren Iva Georgieva dhe Andjela Gligic nga Bosnje-Herzegovina. Por, nga skuadra e kuqe janë larguar 3 lojtare, të trija në drejtim të Tiranës: bëhet fjalë për Ornela Lalaj, Anja Kasa dhe Ketjona Fekollari. Më herët kanë rinovuar me bardheblutë edhe Enisa Qosja e Izabel Kacorri.

Nuk ka mbetur në heshtje edhe skuadra kampione e Flamurtarit, që ka konfirmuar afrimin e basketbollistes amerikane Emilia Long. Ndërkohë që përforcime të tjera priten në vijim si për vlonjatet ashtu dhe ekipet e tjera të Superligës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Flamurtari Emilia Long (USA) Partizani Jose-Ann Johnson (Kanada) Iva Georgieva (Bullgaria) Andjela Gligic (Bosnjë-Herzegovinë) Tirana Ornela Lalaj (vjen nga Partizani) Anja Kasa (vjen nga Partizani) Ketjona Fekollari (vjen nga Partizani)

Burimi: Bota Sot