Tottenhami zyrarizon blerjen e madhe nga Man City

0%

Tottenham Hotspur ka konfirmuar zyrtarisht blerjen e sulmuesit anësor, Savinho nga Manchester City. Klubi londinez ka vazhduar përforcimin e ekipit për këtë edicion, pasi duan ta rikthehen konkurrues pas dy sezoneve të dështuara në fundin e tabelës.

Pas prurjeve të Andy Robertson, Marcos Senesi, Jan Paul van Hecke dhe Sandro Tonali, Spurs kanë zyrtarizuar edhe një blerje të madhe sot (e martë). Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Cityt, Savinho, i cili thuhet se iu ka kushtuar londinezëve plotë 100 milionë euro, përfshirë bonuset.

Sávio is Spurs 🇧🇷 pic.twitter.com/5n24JoUHLU — Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 25, 2026 “Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Savios nga Manchester City”, thuhet në njoftimin e Spurs. Sulmuesi brazilian thuhet se ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Spurs, teksa do ta mbajë fanellën me numër 17.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi