Volejbolli dhe sporti i Kosovës kanë humbur një emër të madh. Sot ka ndërruar jetë Mehdi Mehmeti, një nga figurat e njohura të volejbollit të Kosovës. Mehdi Mehmeti ishte ish-volejbollist i spikatur, trajner kampion, si dhe ish-kryetar dhe ish-drejtor i llubit të volejbollit Prishtina F.
Kontribut të rëndësishëm kishte dhënë edhe në Federatën e Volejbollit, ku kishte qenë pjesë e komisioneve të saj. Përveç angazhimit të drejtpërdrejtë në sport, Mehmeti ishte edhe donator dhe mbështetës i madh i volejbollit.
Ai i përkiste edhe gjeneratës së volejbollistëve që vepruan dhe u sakrifikuan në periudhën e rezistencës ndaj regjimit serb, duke kontribuar në mbajtjen gjallë të sportit. Pas një sëmundje të rëndë, sot në amshim shkon një veprimtar i madh i sportit të Kosovës, i cili për dekada i shërbeu volejbollit. Varrimi i Mehdi Mehmetit bëhet sot, në orën , në varrezat e lagjes Arbëria në Prishtinë.
