Shpërndaje në: Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka qenë shumë i ashpër me kritika pas barazimit me Australinë në miqësore para Kupës së Botës. Deklarata me shumë kritika, Xhaka dha edhe pas barazimit në ndeshjen e parë të Botërorit me Katarin. Ato që Xhaka i ka thënë pas këtyre dy ndeshjeve, kanë krijuar bujë në mediumet zvicerane.
“Blick” kishte bërë shkrim të gjatë, dhe duke u mbështetur në burime, kishte shkruar se te Zvicra është krijuar klimë toksike në dhomat e zhveshjes, pas deklaratave të Xhakës. Drejtori i Përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami, ka folur për këtë çështje. Ai ka thënë se problemet duhet të kenë zgjidhje të brendshme, e jo të përfshihet edhe publiku.
“Njerëzit mund të kenë opinione të ndryshme, por ne të gjithë duhet të jemi në të njëjtën faqe. Kushdo që nuk pajtohet me të tilla deklarata, mund të konfrontohet me Xhakën. Është e rëndësishme të jemi të sinqertë dhe të hapur me njëri-tjetrin. Rezultati i mirë në fushë po ashtu na ndihmon me këtë. Paraqitja ndaj Bosnjë-Hercegovinës ishte e pastër.
Ishte përgjigja e duhur për gjithë diskutimet”, deklaroi Tami për “Blue Sport”.
