Vdes Eqrem Kryeziu, ish-nënkryetari i LDK-së dhe bashkëudhëtari i

0%

Ka vdekur Eqrem Kryeziu, një nga intelektualët, politikanët dhe ish-veprimtarët e shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një statusi në Facebook, më . Abdixhiku shkroi se Kosova humbi një intelektual të shquar, veprimtar të orëve të para dhe një shërbyes të përkushtuar të institucioneve të saj.

“Lidhja Demokratike e Kosovës humbi njërën prej figurave të saj më të rëndësishme, ndërsa Prizreni një prej personaliteteve që e përfaqësoi dhe e udhëhoqi me dinjitet.”- shkroi Abdixhiku. I pari i LDK-së shkroi se si Kryeziu ishte pjesë e brezit themeltar të LDK-së e bashkëudhëtar i Ibrahim Rugovës.

“Ishte profesor, intelektual e veprimtar politik me mendim të lirë, fjalë të drejtpërdrejtë dhe karakter të veçantë. LDK-së i dha vite të tëra angazhimi, besnikërie dhe shërbimi; Kosovës i shërbeu në arsim, në politikë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike.”- ka shkruar Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në emrin e LDK-së dhe të vetin, Abdixhiku u shprehu ngushëllime familjes Kryeziu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Prizrenit, derisa Eqrem Kryeziun e falënderoi për kontributin dhe gjurmët që ka lënë.

Eqrem Kryeziu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Komunës së Prizrenit, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbi dy dekada ka udhëhequr degën e LDK-së në Prizren.

Burimi: Kallxo