Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

0%

Fluksi i lartë i pushuesve që po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar ka sjellë trafik të rënduar edhe këtë të martë në Rrugën e Kombit, kryesisht në hyrje të Rrëshenit. Vështirësitë në qarkullim janë krijuar në pikën ku përfundon segmenti i autostrades dhe rruga ngushtohet, duke bërë që automjetet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Në këtë pjesë, ku parakalimet janë të kufizuara, fluksi i automjeteve përqendrohet në një korsi dhe krijon ngarkesë të shtuar në drejtim të Milotit. Sipas komunikimeve me Njësinë e Autostradave në Rrugën e Kombit, lëvizja e shtuar e mjeteve në drejtim të Milotit ka nisur që prej orës të mëngjesit, ndërsa pas orës intensiteti është rritur ndjeshëm.

Pavarësisht trafikut të rënduar, qarkullimi vijon dhe nuk ka patur bllokim te rrugës. Për të shmangur krijimin e radhëve të gjata, grupet e Njësisë së Autostradave janë pozicionuar në pikën e ngushtimit, duke orientuar lëvizjen e automjeteve dhe monitoruar situatën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Monitorimi po vijon përgjatë aksit deri në dalje të Milotit, me qëllim mbajtjen e qarkullimit sa më të rrjedhshëm dhe parandalimin e incidenteve apo aksidenteve të mundshme, në kushtet e fluksit të lartë të mjeteve.

Burimi: Bota Sot