Faqja e specializuar Sofascore ka përzgjedhur 11-shen më të mirë të javës së parë në Serie A, me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, që zë vend në qendër të mbrojtjes. Java e parë e sezonit të ri në Serie A ka sjellë paraqitje të spikatura individuale, ndërsa Sofascore ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros, të ndërtuar mbi vlerësimet e lojtarëve.
Në këtë formacion është përfshirë edhe Amir Rrahmani, i cili vlerësohet me notën 8.2 pas paraqitjes së tij me Napolin. Në portë është Wladimiro Falcone i Lecces, i cili me një paraqitje të jashtëzakonshme ka marrë notën 9.9, duke qenë lojtari me vlerësimin më të lartë në formacionin e javës. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Hassane Kamara, Amir Rrahmani, Gleison Bremer dhe Yann Bisseck.
Mesfusha përbëhet nga Davide Frattesi i Lazios, Gianluca Busio i Venezias dhe Bryan Cristante i Romës. Në repartin sulmues janë përzgjedhur Giacomo Raspadori i Atalantas dhe dyshja e Romës, Paulo Dybala dhe Donyell Malen, i cili ka marrë notën perfekte 10.0 pas het-trikut të shënuar.
