Dyshohet se pranuan në bankë kartëmonedha false 500 euroshe, rasti

0%

Katër kartëmonedha të falsifikuara në vlerë nga 500 euro dyshohet se janë pranuar në një bankë në Ferizaj. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga vetë banka. Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të ketë ndodhur më 5 gusht. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshme.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Burimi: Kallxo