Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për dy vepra penale, “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Sipas aktakuzës, Sheholli, nga një periudhë e papërcaktuar deri më , dyshohet se ka vepruar si person i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA), duke ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi dhe duke vepruar sipas urdhrave të zyrtarëve të tij.
Prokuroria pretendon se ai ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Sheholli akuzohet gjithashtu për “Shantazh”, për një periudhë nga viti 2022 deri në dhjetor 2025.
Dyshimet për spiunazh: Edhe dy muaj prapa grilave për Fatmir Shehollin Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij në një shumë që tejkalon 13 mijë euro .
Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh Në aktakuzë thuhet se Sheholli i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së tyre, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që, sipas pretendimeve të Prokurorisë, do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e tij.
Rasti tashmë i është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
