Margaret Qualley i bashkohet Aubrey Plaza-s në një shëtitje me

0%

Margaret Qualley dhe Aubrey Plaza u fotografuan së bashku në New York, teksa aktoret shijuan një shëtitje me foshnjën e porsalindur të Plazës. Qualley, 31 vjeçe, kishte zgjedhur një fustan të shkurtër rozë të çelët, këpucë të sheshta dhe syze dielli, ndërsa nxirrte qenin e saj për shëtitje.

Në krah të saj ishte Plaza, 42 vjeçe, e veshur në mënyrë më sportive me bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra me vija dhe mokasina, ndërsa mbante foshnjën në një mbajtëse, shkruan DailyMail. Për Plazën, ky është fëmija i parë me aktorin Christopher Abbott. Ajo e konfirmoi shtatzëninë në prill, ndërsa ardhja në jetë e foshnjës u bë publike së fundmi.

Dy aktoret kanë krijuar një miqësi të ngushtë pas bashkëpunimit në filmin “Honey Don’t!” të vitit 2025. Plaza e ka përshkruar Qualley-n si një “shoqe të përjetshme”, duke treguar se dyshja i kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës edhe në periudha të vështira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi