SHBA-ja dyfishon tarifat doganore për automjetet kanadeze

0%

Në konfliktin tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë presidenti amerikan Donald Trump po e përshkallëzon situatën. Ai bëri të ditur në platformën e tij Truth Social se më synon t’i rrisë në 50 për qind tarifat për automjetet, kamionët e mëdhenj dhe të vegjël, pjesët e automjeteve dhe çelikun e importuar nga Kanadaja.

Më tej thuhet se, ashtu si në të kaluarën, kompanitë kanadeze mund t’i shmangin këto tarifa duke prodhuar në SHBA. Sipas të dhënave kanadeze SHBA-ja kërkon bazuar në nenin 232 të ligjit “Trade Expansion Act” të vitit 1962, tarifa prej 25 për qind për automjetet, kamionët dhe pjesët përkatëse të importuara.

Për çelikun, aluminin dhe bakrin, SHBA-ja ka vendosur gjithashtu tarifa importi nga 10 deri në 50 për qind. Trump e justifikoi sërish kërcënimin e tij duke pretenduar se Kanadaja prej vitesh po i “shfrytëzon” Shtetet e Bashkuara. Ai deklaroi gjithashtu se vendi i tij nuk varet nga tregtia me fqinjin verior.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Kanada prodhojnë automjete pesë kompani të mëdha: Honda, Toyota, Ford, General Motors dhe Stellantis. Gatishmëri për negociata Kryeministri kanadez Mark Carney tha se nuk ishte i befasuar nga njoftimi për tarifat e reja amerikane. Megjithatë, ai u shpreh se mbetet i gatshëm për negociata.

Sipas Carneyt një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, e cila është e dobishme për të dyja palët, është ende e mundur. Edhe qeveria amerikane sinjalizoi në parim gatishmëri për bisedime. Zëvendëspresidenti JD Vance deklaroi se negociatat mes Kanadasë dhe SHBA-së vazhdojnë.

Ai tha se kishte pritur që të dyja vendet mund t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet tregtare, por Kanadaja kishte paraqitur kërkesa “të paarsyeshme”. Negociatat të shtunën dështuan Konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë u përshkallëzua gjatë fundjavës pas dështimit të negociatave.

Natën e së shtunës (22.08.) hynë në fuqi tarifat amerikane prej 50 për qind për disa produkte nga Kanadaja, ndër to pijet alkoolike, produktet e qumështit, shkopinjtë e hokejit dhe kompensata. Pas kësaj kryeministri i Kanadasë njoftoi menjëherë vendosjen e tarifave si kundërpërgjigje.

Duke nisur nga 8 shtatori ato do të prekin veçanërisht industrinë amerikane të çelikut dhe të produkteve të qumështit, por edhe sektorin e letrës, makineritë bujqësore dhe pajisjet elektronike. Ekonomitë e SHBA-së dhe Kanadasë janë të ndërthurura ngushtë. Rreth 70 për qind e të gjitha eksporteve kanadeze shkojnë në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë nën presidencën e Trumpit marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm. Për këtë kanë ndikuar edhe deklaratat e përsëritura të presidentit amerikan se Kanadaja duhet të bëhet pjesë e SHBA-së. / DW

Burimi: Bota Sot