“I rekrutuar nga BIA”, ngritet aktakuzë për spiunazh dhe shantazh

0%

Këtë të martë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fatmir Shehollit, për dy vepra penale:, “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas aktakuzës, nga një datë e papërcaktuar e deri më , në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, Sheholli, i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

Bazuar në të dhënat e prokurorisë, Sheholli akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po ashtu, F.Sh., akuzohet për veprën penale “Shantazh”, pasi gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro” , thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, Fatmir Sheholli i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit. Rasti i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit.

Burimi: Bota Sot