Tri zjarre në Shtime, rrezikoheshin shtëpitë dhe një kompleks hotelier

0%

Tri ndërhyrje për shuarjen e zjarreve janë realizuar gjatë 24 gushtit në territorin e Komunës së Shtimes, ku flakët kanë rrezikuar shtëpi të banuara, një kompleks hotelier dhe infrastrukturën elektrike. Bajram Krasniqi, zjarrfikës në Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve në Shtime, ka treguar për intervenimet e ekipeve gjatë ditës.

Rasti i parë është raportuar në fshatin Dugë, rreth orës , ku kishte shpërthyer një zjarr malor i përmasave të mëdha. Sipas Krasniqit, flakët dhe tymi i dendur paraqisnin rrezik për shtëpitë e banuara dhe një kompleks hotelier, ndërsa rrezikoheshin edhe linjat ajrore të përçuesve elektrikë.

“Më datë , kemi realizuar tri ndërhyrje për shuarjen e zjarreve brenda juridiksionit të komunës sonë, ku rasti i parë ka qenë një zjarr malor i përmasave të mëdha në fshatin Dugë pas thirrjes së pranuar në orën ku flakët dhe tymi i dendur paraqitnin rrezikshmëri të lartë në një zonë afër shtëpive të banuara dhe afër një biznesi hotelerie si kompleksi Roots Retreat Center dhe për shkak të afërsisë me linjat ajrore të përçuesve elektrikë dhe shtyllat e tensionit ku zjarri ka shkaktuar dëme materiale duke djegur pjesërisht një shtyllë druri të linjës elektrike ajrore e ku në lokalizimin e parë na kanë ndihmuar edhe disa banorë të zonës” – ka thënë Krasniqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Derisa ekipet po përballeshin me zjarrin në Dugë, një tjetër vatër është raportuar në fshatin Belinc. Thirrja për zjarrin e dytë është pranuar rreth orës . Zjarri kishte përfshirë një zonë me pyll dhe shkurre dhe rrezikonte drejtpërdrejt shtëpitë e banuara.

“Derisa ishim duke u ballafaquar me këtë vatër në Dugë është paraqitur edhe rasti i dytë në Belinc gjë që ka kërkuar një punë mjaft të madhe, mund e sforcim të plotë të kapaciteteve tona për të arritur lokalizimin e shpejtë në Dugë dhe menaxhimin e menjëhershëm të koordinuar për të reaguar paralelisht në fshatin Belinc ku thirrja është pranuar në orën për një vatër aktive në zonën me pyll e shkurre e cila po ashtu rrezikonte direkt një zonë afër shtëpive të banuara” – ka deklaruar ai.

Sipas Krasniqit, ekipet kanë arritur t’i lokalizojnë zjarret dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve në drurët e lartë. “Falë këtij angazhimi maksimal në tri zjarre të njëpasnjëshme e mjaft të rrezikshme është arritur izolimi i plotë pa lejuar kalimin e flakëve në drurët e lartë.” Ndërhyrja e tretë është realizuar sërish në fshatin Dugë, pas një thirrjeje të pranuar rreth orës .

Këtë herë, zjarri kishte shpërthyer në një trafo elektrike, duke paraqitur rrezik shtesë për zjarrfikësit për shkak të tensionit të lartë.

“Ndërhyrja e tretë është kryer përsëri në fshatin Dugë pas thirrjes së marrë në orën për një rast zjarri me rrezik të shtuar në një trafo elektrike ku flakë të larta aktive dhe tym kanë shpërthyer në vegjetacionin direkt poshtë saj duke bërë që trafoja të digjet e tëra duke ekspozuar ekipin tonë para rrezikut nga tensioni i lartë elektrik” – ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar se, falë reagimit të shpejtë të ekipeve, të gjitha vatrat janë eliminuar dhe është parandaluar përhapja e zjarrit.

“Por falë reagimit të shpejtë dhe profesional të gjitha vatrat të eliminohen, me ç’rast kemi arritur t’i shpëtojmë plotësisht të gjitha shtëpitë në të dyja fshatrat si dhe kompleksin hotelier pa asnjë dëmtim dhe duke mbrojtur pjesën tjetër të infrastrukturës kritike elektrike pa lejuar shkatërrimin apo përhapjen e mëtejshme të zjarrit.” Sipas Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve në Shtime, ndërhyrjet janë realizuar paralelisht për shkak të shfaqjes së disa vatrave të zjarrit brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Burimi: Kallxo