Ekskluzive | Ky është kosovari me shtetësi britanike që sulmoi dy

0%

Një incident i pazakontë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit brenda Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, ku një kosovar me shtetësi britanike dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë, ndërsa gjatë incidentit ka dëmtuar edhe inventarin e stacionit, raporton ekskluzivisht Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Ardit Ramadani, rreth 34-vjeçar.

Ekskluzive| Britaniku bën “rrëmujë” brenda Stacionit Policor në Prishtinë – sulmon dy policë e dëmton inventarin, pastaj i del edhe urdhër-arresti Rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës , derisa Ramadani ndodhej brenda objektit të Stacionit Policor Jugu.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe agresive, ndërsa ka refuzuar t’i nënshtrohej alkool-testit. Situata më pas ka eskaluar brenda vetë stacionit. Ramadani dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë, ndërsa gjatë incidentit janë dëmtuar edhe dy dollapë – sefa, në njërën prej zyrave në katin përdhes të objektit policor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë e incidentit, dy policët kanë marrë trajtim mjekësor. Ndihmë mjekësore i është ofruar edhe të dyshuarit. Hetuesit rajonalë kanë intervistuar zyrtarët policorë, ndërsa Ramadani fillimisht nuk ka qenë në gjendje të intervistohet. Por gjatë procedurave policore ka dalë edhe një tjetër telash për 34-vjeçarin.

Pas verifikimit të të dhënave të tij, ka rezultuar se Ramadani kishte edhe një urdhër-arrest aktiv. Për urdhër-arrestin është vënë në dijeni Njësia e Urdhëresave në Stacionin Policor Jugu, e cila pritet të koordinohet me gjyqtarin kompetent që e kishte lëshuar atë.

Ndërkohë, për incidentin është konsultuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. Ardit Ramadani është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa procedurat ndaj tij po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com