21,1 gradë – Oqeanet më të ngrohta se kurrë më parë

0%

Më 22 gusht oqeanet e botës ishin më të ngrohta se kurrë më parë, që ngafillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të BE-së Copernicus temperatura mesatare globale e sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve arriti në 21,1 gradë Celsius. Studiuesit e klimës u habitën veçanërisht nga koha e këtij rekordi.

Zakonishttemperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prill, pra pas verës në hemisferën jugore. Rekordi i mëparshëm prej 21,09 gradësh ishte regjistruar në mars të vitit 2024. Vlera e re rekord vjen pas një sërë rekordesh mujore dhe vlerash pothuajse rekord, që janë matur gjatë këtij viti.

Emetimet e CO₂ dhe El Niño si shkaqet kryesore Sipas Stefan Rahmstorf nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimeve Klimatike, rekordi i ri është kryesisht pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe e qymyrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Temperaturat po rriten edhe më tej për shkak të fenomenit klimatik El Niño në Oqeanin Paqësor, i cili shfaqet çdo disa vjet dhe shkakton temperatura veçanërisht të larta në atë rajonet tropikale, shpjegoi Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në Copernicus. Rekordi i ri i temperaturave është një tjetër shenjë se oqeanet po janë gjithnjë e më shumë nën presion.

Me rritjen e temperaturave në det dhe oqeane, shtohen edhe rreziqet për banorët e zonave bregdetare dhe ekosistemet. Sipas Rahmstorf një nga pasojat është shkatërrimi i koraleve në mbarë botën, i cili konsiderohet një pikë kritike klimatike. Për këtë rrezik, shkenca ka paralajmëruar prej vitesh.

Rreziku nga reshjet e dendura dhe stuhitë po rritet Sipas Copernicus temperaturat më të larta të detit rrisin gjithashtu rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit. Një oqean më i ngrohtë çliron më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, gjë që mund të shkaktojë reshje më të dendura dhe stuhi më të fuqishme.

Po ashtu ai mund ta thithë CO₂-në nga atmosfera në mënyrë më pak efikase, duke dobësuar kështu një nga mekanizmat më të rëndësishëm natyrorë mbrojtës kundër ndryshimeve klimatike. / DW

Burimi: Bota Sot