Sindikata e re e KEK-ut mban aksion simbolik

0%

Gjatë ditës së sotme Sindikata e re e KEK-ut do të mbajë aksion simbolik para zyreve të KEK-ut në Prishtinë. Sipas njoftimit nga kjo sindikatë aksioni simbolik do të mbahet në ora . Po ashtu Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar protestë të punëtorëve në tri divizionet e KEK-ut, pas shqetësimeve për kushtet e punës dhe sigurinë e punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë të ditën e djeshme ka bërë të ditur se protesta do të mbahet të mërkurën në ora . “Si kryesi morëm vendim që të mërkurën në ora të mëngjesit të shprehim pakënaqësinë tonë në tri divizione.

Pra të mërkurën në ora Sindikata e Re e KEK-ut së bashku me të gjithë punëtorët në tri divizione do të protestojë dhe do të solidarizohet me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. ”- deklaroi Jashari. Sipas Jasharit, në mbledhje është diskutuar për kushtet e punës dhe sigurinë e punëtorëve, përfshirë mungesën e pajisjeve mbrojtëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sot është diskutuar gjerë e gjatë për kushtet e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe është vlerësuar duke konstatuar se kushtet janë jashtëzakonisht të vështira në punë, por edhe siguria e punëtorëve dhe pajisjet mbrojtëse janë mungesë jashtëzakonisht e madhe në Korporatën Energjetike të Kosovës. ”- u shpreh ai.

Burimi: Bota Sot