Mister në Vitomiricë të Pejës | 27-vjeçari gjendet i plagosur me armë

0%

Një rast i pazakontë me armë zjarri është regjistruar pasditen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ku një 27-vjeçar është gjetur i plagosur në gjoks, ndërsa rrethanat se si ka ndodhur ngjarja ende nuk janë sqaruar plotësisht, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i përfshirë në rast është A. K., rreth 27-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës , në rrugën “Hysni Hyka” në Vitomiricë. Pas pranimit të informatës, një patrullë policore është nisur drejt lokacionit, ku me të mbërritur ka hasur 27-vjeçarin me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në pjesën e majtë të gjoksit.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili i ka ofruar ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa më pas ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejmë. Por gjatë ekzaminimit të vendit ku ndodhi incidenti, Policia ka hasur edhe në armën që dyshohet se është përdorur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Brenda një kombi Volkswagen është gjetur një armë zjarri, së bashku me 11 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Ndërkohë, në tokë, në afërsi të automjetit, është gjetur edhe një gëzhojë e të njëjtit kalibër. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dyshimet fillestare janë se arma e gjetur në automjet është përdorur nga vetë 27-vjeçari.

Hetuesit dyshojnë se Krasniqi mund ta ketë plagosur veten, por rrethanat dhe dinamika e plotë e incidentit mbeten për t’u zbardhur gjatë hetimeve. Rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar se çfarë ndodhi para të shtënës, si erdhi deri te plagosja dhe në çfarë rrethanash arma përfundoi brenda automjetit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com