Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot sërish një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Të pranishëm në aksion ishin drejtorët dhe aktivistët nga Komuna e Prishtinës si dhe deputetë të Aleancës. “Edhe sot, përsëri dhe përsëri, bashkë me asamblistët, drejtorët dhe aktivistët nga Komuna e Prishtinës, para Qeverisë: Stop uzurpimit të institucioneve.
Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit. Qytetarët presin punë dhe mbështetje. Shteti pret zhvillim dhe përparim”, theksuan nga PDK.
